Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermania, favoritja e madhe e grupit E

grupi e

Katër herë kampionia e botës, Gjermania, dhe debutuesja, Curaçao, ndodhen në skajet e kundërta të “spektrit global” të futbollit.

Në qershor, ato do të përballen mes vete në kuadër të Grupit E të Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë. Në këtë grup, ku Gjermania është favorite absolute, bëjnë pjesë edhe Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori.

Ndeshja e parë e grupit është pikërisht ajo mes Gjermanisë dhe Curaçaot, më 14 qershor nga ora 19:00 në Houston.

Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori përballen më 15 qershor nga ora 1:00, sipas kohës në Kosovë, në Philadelphia.

Ndonëse favorite e madhe, Gjermania do të jetë nën presion për të mos u ndalur në pengesën e parë, pasi nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve në dy Botërorë rresht, që kur triumfoi në vitin 2014.

Edhe Gjermania ndaj Kuraçaos hyn me formë të lartë Botërori 2026 Gjermania ndaj Kuraçaos hyn me formë të lartë

Gjermania

Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, është në qendër të lojës së Gjermanisë nën drejtimin e selektorit Julian Nagelsmann. Shtatlarti i sulmit, Nick Woltemade, vështirë ndalet nga mbrojtësit.

Ndërkohë 18-vjeçari Lennart Karl mund të jetë “zbulimi i Botërorit”.

Por, pësimi i tre golave në miqësoren ndaj Zvicrës në mars, solli dyshime lidhur me qëndrueshmërinë e Gjermanisë në mbrojtje. Gjermania e fitoi 4:3 atë miqësore, por jo të gjithë ishin të kënaqur. 

Gjermania nuk është përballur me kundërshtarë të nivelit më të lartë që nga humbjet me Francën dhe Portugalinë vitin e kaluar. Manuel Neuer do ta ruajë portën, në një rikthim befasues në përfaqësuese.

Mbrojtësi Nathaniel Brown shton lidhje amerikane në ekip. Ai ka mundur të zgjedh SHBA-në, por vendosi për Gjermaninë, vendin e lindjes.

Curaçao

Me popullsi prej vetëm 156 mijë banorëve, Curaçao është vendi më i vogël që ka arritur të kualifikohet ndonjëherë në Kupën e Botës në futboll. 

Ndeshja hapëse me Gjermaninë e fuqishme do të jetë një prezantim i frikshëm për Curaçaon.

Edhe Ekuadori e Kuraçao me shpresë për avancim tutje Botërori 2026 Ekuadori e Kuraçao me shpresë për avancim tutje

Dick Advocaat dha dorëheqje nga posti i selektorit në muajin shkurt për shkak të disa çështjeve familjare. Por u kthye së fundi dhe do të jetë në stol.

Curaçao, një vend ishullor në Karaibe, që për shekuj me radhë ishte nën sundimin kolonial holandez, mbështetet shumë te lojtarët e lindur dhe të rritur në Holandë.

Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë kthehet në Botëror ku mungoi që nga viti 2014. Përfaqësuesja afrikane tani nuk ka lojtarë të nivelit të Didier Drogba e Yaya Toure. Ka qenë një pritje e gjatë për Bregun e Fildishtë, që ka pasur telashe për të zëvendësuar gjeneratën e artë.

Tani është një gjeneratë e re dhe kualifikimi në Botëror është sukses i rëndësishëm i saj.

Bregu i Fildishtë është paraqitur tri herë në Botëror, por pa avancuar nga faza grupore.

Amad Diallo i Manchester Unitedit është prej yjeve të gjeneratës së re.

Ekuadori

Moises Caicedo u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik kur iu bashkua Chelseat nga Brightoni për 146 milionë dollarë në vitin 2023. Mesfushori do të jetë shpresa e madhe e Ekuadorit për të avancuar nga faza grupore për herë të parë pas dy dekadash dhe vetëm për herë të dytë në histori.

Edhe Ekuadori e Kuraçao synojnë të lënë gjurmë në Botëror Botërori 2026 Ekuadori e Kuraçao synojnë të lënë gjurmë në Botëror

Ekuadori u kualifikua nga vendi i dytë në Amerikën e Jugut, pavarësisht se nisi kampanjën kualifikuese me minus prej tri pikëve për një dokument të rremë që u përdor për të siguruar pasaportë për një lojtar gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi Enner Valencia ishte golashënuesi më i mirë i Ekuadorit në kualifikime. I shënoi gjashtë prej 14 golave të përfaqësueses së tij.