Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermaninë e pret testi i parë i vështirë

Gjermania

Foto: Associated Press

Gjermania do ta ketë testin e parë të vështirë në Kupën e Botës kur luan ndaj Bregut të Fildishtë të shtunën nga ora 22:00, në Grupin E. Ndeshja zhvillohet në Toronto.

Gjermania e fitoi ndeshjen e parë 7:1 ndaj Kuraçaos. Gjermania arriti në 239 gola të shënuar në Botërorë. Por, gjermanët synojnë fitore tjetër për të avancuar në fazën nokaut, pasi nuk e arritën këtë sukses në dy Kupat e fundit të Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitore në ndeshjen e parë arriti edhe Bregu i Fildishtë që e mposhti Ekuadorin 1:0. Ndeshja e vetme mes këtyre dy përfaqësueseve ishte në nëntor të vitit 2009 dhe ishte mbyllur 2:2.

Te Bregu i Fildishtë ka shumë yje që mund ta testojnë seriozisht katër herë fituesen e Kupës së Botës. Edhe përfaqësuesja afrikane synon fitore për të siguruar fazën nokaut.