Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermania ndaj Kuraçaos hyn me formë të lartë

Gjermania

Të dielën e të hënën në Kupën e Botës do të luhen dy ndeshje të Grupit E, ku janë Gjermania, Ekuadori, Bregu i Fildishtë dhe Kuraçao.

Gjermania përballet me Kuraçaon nga ora 19:00 në Houston, ndërsa Bregu i Fildishtë në orën 1 të mëngjesit të së hënës, përballet me Ekuadorin në Philadelphia.

Gjermania, katër herë fituese e Kampionatit Botëror luan ndaj Kuraçaos që debuton në ngjarjen globale.

Në Teksas, Gjermania vjen me formë të lartë prej nëntë fitoreve në nëntë ndeshjet e fundit. Gjermania e ka selektorin më të ri të Kupës së Botës, 38-vjeçarin Julian Ngaelsmann.

Ndërkohë, Kuraçao e ka selektorin 78-vjeçar Dick Advocaat, më të vjetrin e këtij Botërori.

Edhe Ekuadori e Kuraçao me shpresë për avancim tutje Botërori 2026 Ekuadori e Kuraçao me shpresë për avancim tutje

Ndeshje shumë interesante do të jetë ajo mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.

Bregu i Fildishtë kthehet në Botëror pas mungesës 12-vjeçare. Për herë të parë garoi në Botërorin 2014. Përmirësim të madh në vitet e fundit ka pasur Ekuadorit, që humbjen e fundit e ka pësuar në shtator të vitit 2024. Prej asaj kohe, Ekuadori i ka tetë fitore e 11 barazime. Ekuadori shquhet për mbrojtje të fortë dhe këtë e shfaqi edhe në kualifikime, duke e mbajtur portën e paprekur në 13 ndeshje.