Gjermania ka shënuar fitore të madhe në fund ndaj Bregut të Fildishtë.
Gjermania të shtunën mbrëma në ndeshjen që u zhvillua në Toronto e mposhti Bregun e Fildishtë me përmbysje të rezultatit 2:1.
Franck Kessie e kaloi në epërsi Bregun e Fildishtë në minutën e 30-të. Gjermania i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 68-të me golin që e realizoi Deniz Undav. Undav e realizoi edhe golin e fitores 2:1 në minutën e 94-t.
Gjermania me këtë fitore është kualifikuar në fazën nokaut.
Gjermania e fitoi edhe ndeshjen e parë ndaj Kuraçaos me rezultatin e thellë 7:1.
Edhe
Bregu i Fildishtë nuk gabon, avancon tutje
Gjermania i prin Grupit E me gjashtë pikë. Bregu i Fildishtë mbetet në pozitën e dytë me tri pikë.
Bregu i Fildishtë në ndeshjen e parë e mposhti Ekuadorin me rezultatin 1:0.