Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kuqezinjtë e kthejnë fokusin te ndeshja me Gjeorgjinë, stadiumi i stërmbushur

Shqiperia

Nuk kishte kohë për festë te kuqezinjtë. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll menjëherë të dielën i është kthyer punës për ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 

Të martën nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria luan ndaj Gjeorgjisë. Shqipëria e Gjeorgjia i kanë fituar ndeshjet e para në Grupin 1 të Ligës B, që është niveli i dytë i Ligës së Kombeve. Shqipëria fitoi 2:1 ndaj Ukrainës në Pragë, në praninë e 15 mijë shikuesve.

Ndërkohë Gjeorgjia mposhti Çekinë në Tbilisi me rezultat të thellë, 4:1.  Kështu, ndeshja e së martës do të jetë për vendin e parë në Grupin C1.

Stadiumi në Tiranë do të jetë i mbushur me shikues. Entuziazmi për Kombëtaren e Shqipërisë vazhdon të jetë i madh, sidomos pas fitores në Pragë ndaj Ukrainës.

“Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League, janë shitur. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar”, ka shkruar FSHF-ja të dielën.

Shqipëria synon tjetër fitore të martën, por ndeshja me gjeorgjianët vlerësohet e vështirë.
Ndaj Ukrainës, Shqipëria shkëlqeu. Krijoi raste të shumta, ndërsa fitoren e siguroi me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit. Ismajli u shqua edhe në mbrojtje dhe u vlerësua më i miri. Rey Manaj kishte po ashtu ndeshje shumë pozitive.

Edhe Pas dy humbjeve rresht, Shqipëria shpreson të kthehet te suksesi Futboll Pas dy humbjeve rresht, Shqipëria shpreson të kthehet te suksesi

Te Shqipëria munguan kapiteni Berat Gjimshiti e po ashtu Armando Broja e Arlind Ajeti. Por mungesat nuk u vërejtën. Të tjerët që fituan rastin nga Sylvinho shfaqën lojë të madhe.
Lojtarët e Shqipërisë edhe të dielën kanë ushtruar në Pragë, përkatësisht në qendrën stërvitore të Spartas. 
“Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike”, ka njoftuar FSHF-ja.

Kuqezinjtë po të dielën udhëtuan për në Tiranë, ndërsa të hënën i kompletojnë përgatitjet për ndeshjen sfiduese me gjeorgjianët e papërshtatshëm. Gjeorgjia, njëjtë si Shqipëria, luajti në “Euro 2024” në Gjermani.