Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka shënuar autogol në humbjen e Sassuolos.
nga Genoa me rezultatin, 2:1. Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së 36-të të Serie A. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të. Golin e realizoi sulmuesi Andrea Pinamonti. Mesfushori kroat Milan Badelj barazoi shifrat në 1:1 për Genoan. Ai realizoi në minutën e 56-të. Shtatë minuta më vonë Genoa siguroi fitoren 2:1 falë autogolit Kumbullës. Mbrojtësi Kumbulla luajti 68 minuta për Sassuolon. Në minutën e 68-të në fushë u inkuadrua Nedim Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe humbje, Sassuolo renditet në vendin e parafundit në tabelë me 29 pikë, dhe tashmë e rrezikon rënien nga liga. Genoa është në vend të 11-të me 46 pikë.