Futboll

Pak minuta për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova luajti pak minuta në fitoren e Juventusit kundër Sassuolos.

Zhegrova luajti për Juventusin nga minuta e 89-të.

Juve mposhti të martën Sassuolon në udhëtim me rezultat 3:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Serie A italiane.

Juventusi kaloi në epërsi me autogolin e Tarik Muhameroviqit në minutën e 16-të.

Dy golat tjerë Juventusi i shënoi në pjesën e dytë.

Fillimisht për 2:0 në minutën e 62-të shënoi Fabio Miretti, kurse një minutë më vonë realizoi Jonathan David.

Humbja e Sassuolos mund të ishte më e thellë. Por portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, pati paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë.

Me fitoren e shënuar të martën, Juventusi u ngrit në vendin e katërt me 36 pikë, kurse Sassuolo bie në pozitën e 11-të me 23 pikë.