Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me shpalljen e më të mirit të xhiros në Superligë.
Për xhiron e 24-t më i miri u shpall Almir Kryeziu i Ballkanit.
Ai kishte gol e asistim në fitoren 3:0 ndaj Dritës, të dielën në Suharekë.
Me fitore Ballkani u kthye në vendin e parë në tabelë.
"Ishte ndeshje e vështirë, Drita ka skuadër të mirë. Megjithatë, e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi të lumtur për fitore", ka thënë Kryeziu.
