Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Presidenti i Fenerbahçes dënohet me burgim

Kryetari i Fenerbahçes dënohet me burgim

Një gjykatë turke e dënoi presidentin e Fenerbahçes, Sadettin Saran, me dy vjet e gjysmë burgim për nxitje të basteve të paligjshme, disa ditë para se klubi turk të mbante kuvendin zgjedhor.

Vendimi i një gjykate të Stambollit tha se Saran dhe vëllai i tij, Kenan Saran, u dënuan me dy vjet e gjashtë muaj burgim për “nxitje të individëve për t’u angazhuar në baste të paligjshme përmes reklamave ose mjeteve të tjera të ndryshme”.

Sadettin Saran kishte mohuar çdo shkelje në mbrojtjen e tij në gjykatë, raportuan mediat lokale, shkruan “Reuters” të enjten.

Saran u ndalua për pak kohë nga autoritetet në fillim të këtij viti si pjesë e një hetimi të gjerë mbi përdorimin e drogës midis personazheve të famshëm turq, por më vonë u lirua. Ai më vonë njoftoi se do të tërhiqej nga pozicioni i tij dhe klubi në mars njoftoi se do të mbante një kuvend të jashtëzakonshëm më 6-7 qershor.

Autoritetet në Turqi kanë kryer hetime të gjera mbi dyshimet për kurdisje ndeshjes dhe bastvënie në ligat profesionale të futbollit të vendit.

Dhjetëra gjyqtarë u pezulluan nga Federata Turke e Futbollit, ndërsa disa komentatorë, zyrtarë dhe lojtarë, përfshirë edhe nga klube të nivelit të lartë, u ndaluan ose u arrestuan si pjesë e hetimit.

Edhe Thellohet skandali në futbollin turk, arrestohet presidenti i Fenerbahçes Futboll 6 muaj më parë Thellohet skandali në futbollin turk, arrestohet presidenti i Fenerbahçes

Ish-kryetari i Fenerbahçes, Aziz Yildirim, ka njoftuar kandidaturën e tij për të drejtuar klubin. Ai do të garojë kundër biznesmenit Hakan Safi.

Saran nuk do të garojë.