Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.
Kosova U16 të martën fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dardanët” e rinj ditë më parë e mposhtën San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.
Unejs Mustafa i realizoi dy golat për fitoren e Kosovës U16.
Mustafa golin e parë e shënoi në minutën e 41-të kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 48-të.
Ndërkohë golin e vetëm për Andorrën e realizoi Oëen Soriano në minutën e 90-të.
Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë.