Përfaqësuesja U16 e Kosovës e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.
Kosova U16 të dielën e mposhti San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSerinë e golave e hapi Aron Babaj në minutën e nëntë.
Andi Kelmeni e dyfishoi epërsinë në minutën e 20-të. Dy minuta më pas, Unejs Krasniqi realizoi për 3:0. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Krasniqi e shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 47-të.
Golin e pestë e realizoi Lorent Aliu në minutën e 80-të kurse Edi Gajtani tre minuta më pas shënoi për 6:0.
Bebart Selmani e shënoi golin përfundimtar në minutën e 86-të.
Kosova U16 ndeshjen e dytë e zhvillon të martën ndaj Andorrës.
Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë ndaj Shqipërisë më 25 prill.