Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova mposhtet nga përfaqësuesja të cilën tri ditë më parë e “shkatërroi” 8:0

Kosova

Të premten futbollistet e Kosovës e shënuan fitoren më të thellë deri më tani. Në “Fadil Vokrri” e mposhtën Estoninë me rezultatin 8:0. 

Me Estoninë, Kosova luajti edhe të hënën. Sërish ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duket pak e besueshme, bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë, por të hënën fitore shënoi Estonia.
Miqësorja e dytë mes dy përfaqësueseve përfundoi 2:1 për Estoninë.

Vlada Kubassova shënoi për 1:0 në të mirë të Estonisë në minutën e 23-të. Në minutën e 35-të për 2:0 realizoi Kristina Teern.

Me rezultatin 2:0 në të mirë të Estonisë përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë lojtaret e Kosovës kërkuan barazimin. Rreshtuan sulmet, por pa shumë efikasitet. Në minutën e 84-t, Kosova fitoi penallti por që nuk u konkretizua. Topi i goditur nga Modesta Uka përfundoi në shtyllë.

Edhe Kosova mposht bindshëm Estoninë, thuajse siguron avancimin tutje Sporte të tjera Kosova mposht bindshëm Estoninë, thuajse siguron avancimin tutje

Tjetër penallti Kosova fitoi në minutat shtesë. Donjeta Halilaj ishte e saktë në minutën e 92-të për rezultatin final, 2:1 në të mirë të Estonisë.

Këto ishin ndeshjet e para ndërkombëtare të Sami Sermaxhajt si selektor i Kosovës. Në ndeshjen e parë ai mund të ketë marrë sinjale të duhura. Por të hënën ka kuptuar se Kosovën e pret ende rrugë e gjatë drejt nivelit serioz ndërkombëtar.