Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë triumfuar në miqësoren e parë të zhvilluar ndaj Estonisë.
Kosova të shtunën pasdite në stadiumin “Kadrioru” në Talin e mposhti Estoninë me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Kosovën e realizoi Aurela Imeraj në minutën e 72-të.
Kosova do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me Estoninë më 1 korrik.
Këto miqësore, Kosovës i shërbejnë si fazë testuese para përballjeve me Turqinë në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.
Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B, Kosova e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme. Kosova e përfundoi Grupin 6 të Ligës C në vendin e dytë me shtatë pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për miqësoret ndaj Estonisë
-
Kosova mposhtet nga përfaqësuesja të cilën tri ditë më parë e “shkatërroi” 8:0
-
Kosova kthehet te fitorja, mposht bindshëm Andorrën
-
Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër