Meriton Korenica ka kontribuar me gol dhe asistim të dielën në fitoren e Clujit.
Në kuadër të javës së 21-të, Cluji shënoi fitore ndaj Otelulit me rezultatin 3:2.
Ai e shënoi gol të bukur nga afërsia për 1:0 në minutën e 21-të.
Ndërsa asistoi për golin e fitores për 3:2 të cilin e shënoi Beni Nkololo në minutën e 83-të.
28-vjeçari Korenica luajti deri në minutën e 90-të.
Në 28 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat, Korenica ka realizuar gjashtë gola dhe tri asistime.
Cluji ka 35 pikë kurse Oteluli ka 24 pikë.
Edhe
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Korenica shënon tjetër gol në Rumani
Meriton Korenica ka shënuar një tjetër gol në kampionatin elitar të Rumanisë. Ai shënoi golin e epërsisë për Clujin në ndeshjen ndaj Otelulit. Korenica shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 21-të.
Ndeshja në mes Clujit dhe Otelulit i takon javës së 21-të të Superligës rumune të futbollit. Për sulmuesin 28-vjeçar është goli i tretë në elitën e futbollit rumun.