Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Korenica shënon gol në fitoren e Clujit

Meriton Korenica - Cluj

Meriton Korenica ishte prej më meritorëve që Cluji arriti ta mposhtë Petrolulin në shtëpi me rezultatin 2:1.

Ndeshja ndërmjet Clujit dhe Petrolulit e luajtur të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit rumun. 

Korenica realizoi gol për Clujin që e shënoi fitoren e nëntë radhazi në kampionat. 

Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 62-të. 

Për 29-vjeçarin ishte goli i 11-të këtë edicion në të gjitha garat. Ka edhe shtatë asistime. 

Edhe Korenica asiston në fitoren e Clujit Futboll Korenica asiston në fitoren e Clujit

Korenica e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë. 

Cluji ka 47 pikë dhe e zë vendin e pestë. Petroluli renditet në pozitën e 12-të me 28 pikë.