Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me golin e Korenicës, Cluji fiton në udhëtim

Meriton Korenica

Futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, ka qenë vendimtar në fitoren e Clujit të mërkurën mbrëma.

Me golin e shënuar në minutën e 68-të nga Korenica, Cluji mposhti UTA Aradin me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën i takoi xhiros së 25-të të Superligës rumune të futbollit.

Për Korenicën ishte goli i tretë rresht në Rumani, ndërsa i shtati në total këtë edicion.

Ai ka edhe dy asistime.

Edhe Korenica i lumtur për formën aktuale Futboll Korenica i lumtur për formën aktuale

Korenica ka edhe një gol dhe një asistim për Kupë të Rumanisë.

Cluji nga 25 ndeshje ka fituar 38 pikë, sa ka edhe UTA Aradi.