Meriton Korenica ka shënuar një gol në fitoren e thellë 4:1 të Clujit kundër kampionit të Rumanisë, FCSB.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit rumun.
Korenica shënoi golin e dytë në minutën e 44-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të.
Për 29-vjeçarin është goli i pestë në 22 ndeshje. Në total në të gjitha garat, Korenica ka gjashtë gola e shtatë asistime.
Cluji është në vendin e nëntë me 32 pikë, kurse FCSB me një pikë më pak në pozitën e 11-të.