Futboll

Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme

Benjamin Kololli

Sioni mund ta kishte siguruar mbijetesën me një fitore, por edhe një pikë kundër St. Gallenit është e rëndësishme drejt mbijetesës në Superligë. Ndeshja Sion – St. Gallen përfundoi baras, 1:1. Pikën e rëndësishme, Sionit, ia siguroi Benjamin Kololli. Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 49-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 36-të të elitës së futbollit zviceran.

Kololli u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.

Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin te Sioni.

Albert Vallçi luajti deri në fund për St. Gallenin, kurse Bastien Toma u inkuadrua në minutën e 68-të.

Sioni është në vendin e nëntë me 41 pikë. St. Galleni një pozitë më lart me 49 pikë.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.