Drita të dielën e festoi titullin e katërt dhe do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Pas festës zyrtare të ngritjes së trofeut, kapiteni dhe mesfushori i Dritës, Rron Broja, e vlerësoi pozitiv sezonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë një sezon mjaftë i mirë, pozitiv, si për klubin ashtu edhe për mua. E kurorëzuam sezonin me festë të jashtëzakonshme. Jam i lumtur, patëm shumë sakrifica, por ja arritëm atë që deshëm. Jam shumë, shumë i lumtur. Sinqerisht, këtë sezon kam zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe nuk mund ta veçoj njërën sepse ka pasur shumë. Jam shumë i lumtur me paraqitjet”, theksoi Broja.