Dijon Kameri e ka regjistruar golin e dytë në kampionatin elitar të Polonisë.
Kameri të dielën shënoi për Cracovian, por skuadra e tij humbi 4:1 nga Rakowi vendës, në xhiron e 29-të të Ekstraklasas.
Mesfushori 21-vjeçar, që e ka edhe një asistim në këtë kampionat, realizoi në minutën e 50-të për 2:1.
U zëvendësua 12 minuta më pas.
Cracovia po lufton për mbetje në elitë. I ka 37 pikë.