Juventusi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A.
Pas fitores ndaj Napolit në derbi javën e kaluar, Juventusi të dielën mposhti Parman me rezultat 4:1, në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të Serie A. Te Juventusi në stol mbeti Edon Zhegrova.
Zhegrova nuk luajti as në fitoren e Juventusit kundër Napolit 3:0.
Gleison Bremer shënoi dy gola, ndërsa nga një gol në fitoren e Juves realizuan ëeston McKennie e Jonathan David.
Andrea Cambiaso shënoi autogol. Juventusi me fitoren e arritur ndaj Parmas kaloi në vendin e katërt me 46 pikë.
Parma ka rënë në vendin e 16-të me 23 pikë.