Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e shtatë të fazës së ligës në Champions.
Të mërkurën mbrëma në Torino, Juve fitoi 2:0 ndaj Benficas portugeze.
Fitorja e skuadrës italiane u sigurua në pjesën e dytë. Khephren Thuram shënoi për 1:0 në minutën e 55-të. Ndërkohë në minutën e 64-t për 2:0 realizoi Weston McKennie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuve me fitore doli në vendin e 15-të me 12 pikë. Ka siguruar avancimin në fazën e plejofit.
Benfica mbetet me gjashtë pikë.
Edon Zhegrova mbeti në stol te Juventusi.
Skuadra portugeze, Benfica, humbi penallti në minutën e 81-të.