Ardon Jashari ka dhënë një tjetër shenjë se gjasat janë të vogla që ai të mbetet pjesë e Club Brugget edhe për edicionin e ri.
Ai nuk ishte pjesë e fotografisë zyrtare të Club Brugget për sezonin e ri 2025/2026.
Jashari dëshiron kalimin te Milani.
Mediumet belge dhe ato italiane kanë raportuar se Milani nuk e ka ndërmend të rrisë ofertën për Jasharin.
Te Milani mendojnë se oferta e fundit prej 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse, është e mjaftueshme për klubin belg.
Edhe
Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge
Jashari nuk ka stërvitur ende me pjesën tjetër të fituesit të Kupës së Belgjikës.
Ai deri tash ka stërvitur individualisht. 22-vjeçari, Jashari, iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2029.
