Futboll

Jashari mund të mos paraqitet as të martën në stërvitje

jashari

Club Brugge e kishte liruar Ardon Jasharin nga kampi përgatitor në Angli. Jashari i mungoi klubit belg edhe në miqësoren e luajtur në fundjavë ndaj ekipit polak Rakow. Te klubi belg presin nga Jashari t’u bashkohet në përgatitje të martën. Por mediumet në Belgjikë, të hënën, raportojnë se paraqitja e mesfushorit të martën mbetet e pakonfirmuar. Sipas raportimeve, reprezentuesi i Zvicrës është duke e pritur arritjen e marrëveshjes për kalim te Milani.

Milani ka disa javë që po përpiqet ta transferojë Jasharin. Por raportohet se ka hasur në refuzim nga Club Brugge.

Klubi belg është duke i kërkuar 40 milionë euro për lirimin e Jasharit. Milani së fundi e ka rritur ofertën. Sipas raportimeve, i ofron 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse.

22-vjeçari, Jashari, iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2029.