Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari flet për aventurën e re te Milani

ardon

Faqja zyrtare e Milanit në Facebook ka postuar një intervistë 20 sekondëshe me Ardon Jasharin. 

Në intervistën e shkurtër, Jashari u përgjigjet disa pyetjeve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam nga Zvicra. Flas gjuhën gjermane, angleze, shqipe. Brenda pak muajsh besoj edhe gjuhën italiane. Jam lojtar teknik, ndërsa idhulli im është Andrea Pirlo. Mezi pres të luajë përkrah të gjithëve”, ka deklaruar Jashari. 

Jashari u zyrtarizua lojtar i ri i Milanit të mërkurën, pas transferimit nga Club Brugge.

Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2030, ndërsa transferimi ka kushtuar afro 39 milionë euro.