Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Januzaj tejkalon lëndimin, gati për debutim te Las Palmasi

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj pritet të paraqitet të dielën për herë të parë me fanellën e Las Palmasit në La Liga. Ai ka tejkaluar lëndimin e pësuar në muajin gusht dhe do të ftohet për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos. Ndeshja Las Palmas – Athletic Bilbao i takon javës së pestë të elitës së futbollit spanjoll.

29-vjeçari, në afatin kalimtar të verës, u huazua nga Sevilla te Las Palmasi.

Januzaj më herët ka luajtur edhe për Real Sociedadin, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Turqi, Angli e Gjermani. Las Palmas ka dy barazime dhe dy humbje në katër xhirot e para.