Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-futbollisti i njohur, selektor i Zvicrës U21

Alex Frei

Alex Frei është zgjedhur selektor i Përfaqësueses U21 të Zvicrës në futboll. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata Zvicerane e futbollit.

Frei është golashënuesi më i mirë në historinë e “Helvetikëve” me 42 gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-futbollisti i njohur detyrën do ta marr më 1 shkurt. Ai do ta udhëheqë Zvicrën U21 për herë të parë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Ishujve Faroe dhe Estonisë.

46-vjeçari së fundi ishte trajner tek Aarau, nga korriku i vitit 2023 deri në mars të vitit 2024.

Ka qenë trajner edhe i Baselit, Winterthurit dhe Wilit. Ka punuar edhe si drejtor sportiv te Luzerni.