Skuadra e Ipswich Townit ka shprehur interesim për sulmuesin e Bristol Cityt, Anis Mehmetin. Kështu ka raportuar “Football Insider”.
Ipswich Towni dhe Bristol City bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Ipswichi dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës Mehmetin për pjesën e mbetur të edicionit. Tek Ipswichi besojnë që Mehmeti do ta ndihmonte shumë skuadrën për të arritur qëllimin, që është inkuadrimi në Premier League.
25-vjeçari Mehmeti me Bristol Cityn ka kontratë deri në muajin qershor.
Bristol City ka filluar bisedimet me menaxherin e Mehmetit për vazhdimin e kontratës.
Mehmeti po shkëlqen këtë edicion në “Championshipin” anglez. Është prej futbollistëve më të dalluar.
Mesfushori me tipare sulmuese këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Ai pjesë e Bristol Cityt është nga viti 2023.