Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi e ka “vetëm një rrugë” për ta mbrojtur titullin

Henrikh Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan ka insistuar se Interi e ka “vetëm një rrugë” për ta mbrojtur titullin në Serie A. 

Ai ka theksuar të mërkurën në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, se për ta fituar titullin në elitën italiane të futbollit, skuadra duhet të ketë motivim të madh. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi në edicionin e kaluar e fitoi titullin për herën e 20-të në histori. 

“Duhet t’i bëjmë gjërat mirë dhe të punojmë mirë. Të gjithë po japim më të mirën dhe jemi në formë për sezonin e ri. Jemi Interi dhe duam që të ngremë trofetë lartë. Do të punojmë fort për ta fituar sërish titullin”, ka deklaruar mesfushori armen.