Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi e nis mbrojtjen e titullit ndaj Monzas

Inter

Interi të shtunën nis misionin për mbrojtjen e titullit kampion, me Monzan si kundërshtarin e parë.

Interi synon ta nisin edicionin 2026/27 në Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në anën tjetër, Monza do të kërkojë ta befasojë kampionin.

Interi e fitoi titullin e 21-të të Serie A edicionin e kaluar. Ishte edicioni i parë i Cristian Chivut në drejtimin e Interit, duke e bërë atë vetëm trajnerin e pestë në historinë e klubit që arrin të fitojë “Scudetton” që në sezonin debutues.

Megjithatë, sfida për ta përsëritur këtë sukses do të jetë e madhe, pasi Interi nuk ka arritur të fitojë dy tituj radhazi të Serie A që nga edicioni 2009/10.

Edhe Arsenali i fortë, i gatshëm për testin ndaj PSG-së Futboll Arsenali i fortë, i gatshëm për testin ndaj PSG-së

Monza u kthye në elitën italiane, pasi në finale të plejofit të Serie B e mposhti Catanzaron.

Nga Interi u larguan shumë futbollistë si Denzel Dumfries, Sebastiano Esposito,  Davide Frattesi, Stefan de Vrij, Yann Sommer dhe Francesco Acerbi.

Ndeshja fillon në ora 18:30.

Të shtunën do të luhen edhe takimet Udinese – Como, Genoa – Napoli dhe Parma – Cagliari.

Edhe City shpenzon 500 milionë dollarë në vit, por i dalin në pah të metat Futboll City shpenzon 500 milionë dollarë në vit, por i dalin në pah të metat

Ndërkohë të dielën zhvillohen ndeshjet Frosinone – Juventus, Venezia – Lecce, Atalanta – Sassuolo e Torino – Milan.

Xhiroja e parë përfundon të hënën me ndeshjet Bologna – Lazio, Roma – Fiorentina.