Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e pranimit në FIFA

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për 10-vjetorin e pranimit në FIFA.

Infantino e ka vlerësuar progresin e FFK-së gjatë dekadës së fundit.

“Gjatë dekadës së fundit, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë. FIFA mbetet e përkushtuar për të mbësetur zhvillimin e lojës në Kosovë, e cili fillimisht u mbikëqyr nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit dhe vazhdon edhe sot nga Agim Ademi dhe ekipi i tij”, shkruan Infantino në rrjetet sociale.

Kosova u pranua në FIFA më 13 maj 2016.