Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha e shënon golin e parë të edicionit

Hoxha e shënon golin e parë të edicionit

Arbër Hoxha e ka shënuar golin e parë në edicionin 2026/27 në elitën e futbollit kroat. 

Hoxha që luan për Dinamo Zagrebin realizoi gol ndaj skuadrës Rudes. 

Dinamo Zagrebi të premten në kuadër të xhiros së tretë e mposhti skuadrën Rudes në shtëpi me rezultatin bindës 4:0. 

Sulmuesi i Shqipërisë, Hoxha, e realizoi golin e katërt në minutën e 63-të. 

27-vjeçari e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.