Ingolstadti e ka promovuar Sabrina Wittmanin nga trajnere të përkohshme në trajnere të rregullt. 32-vjeçarja do të jetë trajnere në edicionin e ri të Ingolstadtit në kategorinë e tretë gjermane.
Në fillim të majit, Wittman u bë e para trajnere që mori përgjegjësi për të drejtuar një ekip të futbollistëve në tri ligat e para të Gjermanisë.
Gjatë periudhës së përkohshme, skuadra kishte suksese me Wittmanin. Mori pesë pikë në tre ndeshje. Dhe tani me trajnere kërkon promovimin në Bundesliga 2.
Artikuj të ngjashëm