Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Elversbergu për herë të parë në histori në Bundesligë

Elversberg

Elversbergu do të luajë për herë të parë në histori në Bundesligën e Gjermanisë në futboll.

Kjo skuadër e siguroi pozitën e dytë në Bundesliga 2 dhe është promovuar në elitën gjermane për edicionin e ardhshëm.

Në xhiron e fundit të kategorisë së dytë gjermane, të dielën, Elversbergu fitoi 3:0 ndaj Preusen Munsterit. Dhe me këtë fitore siguroi pozitën e dytë. Më herët kthimin në Bundesligë e siguroi Schalke.

Ndërkohë Paderborni përfundoi i treti dhe do të luajë në barazh për vend në Bundesligë me Wolfsburgun.