Elversbergu ka shënuar tjetër fitore të madhe në debutimin në Bundesligë.
Skuadra e vogël gjermane fitoi 4:3 në udhëtim te Borussia Monchengladbach, në xhiron e dytë të elitës gjermane.
Në xhiron e parë, Elversbergu e befasoi Bayer Leverkusenin 3:2.
Njësoj nuk u dorëzua as të shtunën gjatë ditës, ndërsa fitoi me gol të minutës së dytë të kohës shtesë.
Mesfushori 21-vjeçar, Maurice Krattenmacher, e shënoi golin për 4:3 në minutën e 92-të. Ai e realizoi edhe një tjetër gol më herët.
Elversbergu nga dy ndeshje ka gjashtë pikë, derisa Monchengladbachu është ende pa pikë.