Migjen Basha dhe Markus Neumayr do ta drejtojnë deri në fund të edicionit aktual, Laussane Sport.
Ekipi elitar i Zvicrës i ka emëruar trajnerë të përkohshëm Bashën dhe Neumayrin pas shkarkimit të trajnerit Peter Zeidler.
“Për të përfunduar sezonin, skuadra e parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit teknik të skuadrës së pare”, shkruan në njoftimin e klubit zviceran.
Laussane Sport lufton për mbijetesë, ndërsa zë vendin e nëntë me 39 pikë.
Basha iu bashkua klubit në vitin 2022, ndërsa mban postin e menaxherit të talenteve të Laussane Sport.
Edhe
Vendim historik, një trajnere për ekipin e futbollistëve të Bundesligës
Basha ka pasur karrierë të pasur si lojtar. Ka luajtur 51 ndeshje në Serie A.
Për Shqipërinë ka luajtur 33 ndeshje. Me kombëtaren kuqezi u paraqit në Evropianin “Franca 2016”.