Është hequr në tërësi bari i stadiumit “Fadil Vokrri” të enjten, disa ditë pas nisjes së punimeve për rinovimin e tij.
Në fotot e KOHËS shihet se fushat e “Fadil Vokrrit” është në dhe.
Më 24 nëntor stadiumi ishte mbyllur për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës. Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur. Ka pasur shumë kritika për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”. Madje një lojtar i Izraelit e kishte krahasuar me stallë derrash.
Në fund të nëntorit UEFA nuk e kishte lejuar Ballkanin që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës. Dhe më pas stadiumi u mbyll.
Pos ekipeve përfaqësuese, stadiumi shfrytëzohet për ndeshje edhe nga klubi Prishtina. Prej vjeshtës Prishtina si vendase është detyruar të luajë në Lipjan. Prishtina do të kthehet në stadiumin e qytetit vetëm në edicionin e ardhshëm.
Edhe
Në “Fadil Vokrri” nis vendosja e tapetit të ri
Sipas punëkryerësit, fusha pritet të jetë gati për ndeshje futbolli më 6 korrik të këtij viti.
LEXO EDHE:
-
Ende nuk ka nisur puna për ndërrimin e barit në “Fadil Vokrri”
-
FFK-ja konfirmon që ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
FFK-ja reagon pas akuzave për gjendjen e fushës, është e gatshme të heqë dorë nga menaxhimi i “Fadil Vokrrit”
-
Fusha në “Fadil Vokrri” në gjendje të rëndë, Prishtina detyrohet të largohet nga “shtëpia e saj”

