Sigurimi i ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Oviedos, e ka hequr banerin që shkruante “Florentino largohu tani”.
Mediume të ndryshme spanjolle kanë publikuar imazhet gjatë heqjes së banerit nga duart e shikuesve.
Po ashtu është raportuar se presidenti i Realit, Florentino Perez, është parë duke debatuar me një shikues në zonën VIP, ndërsa lojtarët janë fishkëllyer gjatë gjithë kohës. Janë parë po ashtu edhe shumë vende të zbrazëta në tribunat e stadiumit “Santiago Bernabeu” pas zhgënjimit që solli Reali te tifozët e saj këtë edicion, të cilin do ta mbyllë pa fituar trofe.
🇪🇸⚪️ La seguridad del Bernabéu LE QUITA UNA PANCARTA A UN AFICIONADO EN CONTRA DE FLORENTINO PÉREZ en el duelo del Real Madrid ante Oviedo 👀pic.twitter.com/qUZgEZwYHx
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) May 14, 2026