Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hazrollaj shënon gol sërish për Rapidin

Drilon Hazrollaj

Drilon Hazrollaj ka shënuar gol sërish për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.

Hazrollaj e shënoi një gol në fitoren 3:0 të Rapid Bukureshtit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës Aluminij nga Sllovenia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore e zhvilluar e Rapidit gjatë këtij muaji.

Hazrollaj realizoi për 2:0 në minutën e 32-të. 21-vjeçari Hazrollaj shënoi gol edhe në ndeshjen e parë miqësore ndaj Buduqnostit të Malit të Zi që u zhvillua të shtunën e kaluar. Rapidi ndeshjet miqësore po i luan në Sllovaki.

Hazrollaj te Rapidi u transferua nga Malisheva për 900 mijë euro.

Ai me klubin rumun ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit 2027/2028