Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

GSP: Hazrollaj pret ftesën e Shqipërisë

hazrollaj

Mediumi rumun “GSP”, ka bërë të ditur se Drilon Hazrollaj nuk dëshiron t’i bashkohet Kosovës. Sipas mediumit rumun, Hazrollaj pret ftesën e Shqipërisë.

“I lindur në Banjë, një qytet në Kosovë, transferimi i ri i Rapidit tundohet nga Kombëtarja e Shqipërisë”, shkruan “GSP”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sajti rumun i ka kushtuar një shkrim Hazrollaj 21-vjeçar, i cili do t’i bashkohet Rapid Bukureshtit në verë. Sipas mediumit rumun, transferimi i Hazrollajt nga Malisheva Rapidit i kushtoi 900 mijë euro.

Hazrollaj ka shënuar 11 gola me fanellën e Malishevës këtë edicion.  

Hazrollaj ishte grumbulluar në tri miqësoret që Kosova i luajti vitin e kaluar kundër Armenisë, Hungarisë dhe Norvegjisë. Por ai nuk u paraqit në asnjërën prej tri ndeshjeve. Ai nuk mori pjesë në kampin e Kosovës në janar. Kampi me kandidatë për vend te Kosova u mbajt në Prishtinë.