Pak ditë pasi e shënoi golin e parë me fanellën e re, atë të Rapidit të Bukureshtit, Drilon Hazrollaj ka pësuar lëndim.
Mediumi rumun “Digisport” ka shkruar të premten se Hazrollaj është lënduar në stërvitje dhe i është dashur tretmani mjekësor. Përveç Hazrollajt janë lënduar edhe Elvir Koliq, Borisav Burmaz dhe Razvan Onea.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Driloni është lënduar në stërvitje”, ka theksuar trajneri Costel Galca.
Hazrollaj ishte në mesin e 25 futbollistëve të Rapidit që kishin udhëtuar në Slloveni për përgatitje për sezonin e ri.
Hazrollaj u zyrtarizua si futbollist i Rapidit të Bukureshtit nga Malisheva në fund të marsit të këtij viti, ndërsa skuadrës iu bashkua pas përfundimit të Superligës së Kosovës në futboll.
21-vjeçari që sipas faqes “transfermarkt” u transferua për 900 mijë euro të shtunën e kaluar e realizoi golin e parë me fanellën e re Rapidit.
Ai kishte shënuar gol në miqësoren që përfundoi 2:2 me Buduqnostin e Malit të Zi.