Sulmuesi nigeria, Victor Osimhen, ka shënuar “hat-trick” për Galatasarayn në pjesën e dytë, në fitoren në udhëtim tek Ajaxi, 3:0.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Champions.
Osimhen realizoi në minutën e 59-të, ndërsa dy penallti i realizoi më pas në minutën e 65-të dhe të 78-të.
Galatasaray ka nëntë pikë në katër ndeshje. Ajaxi i fundit në krizë të thellë rezultatesh është pa pikë.
Fitore të mërkurën mbrëma shënuan edhe Newcastle United, Bayer Leverkusen, e Atalanta.
Newcastle në shtëpi fitoi 2:0 ndaj Athletic Bilbaos me golat e Dan Burn dhe Joelinton.
Leverkuseni në udhëtim e mposhti Benfican 1:0 me golin e Patrik Schickut në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Atalanta italiane po në udhëtim, e mposhti 1:0 Marseillen franceze. Golin për skuadrën e Serie A e realizoi Lazar Samarxhiq, në minutën e 90-të.