Hajduku i Splitit luajti 1:1 në udhëtim te Zira të mërkurën, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kështu, skuadra që avancon tutje do të vendoset pas një jave në ndeshjen që luhet në Poljud.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZira e Azerbajxhanit kaloi e para në epërsi me golin e Brahim Konates në minutën e 31-të.
Por goli i Anthony Kalikut në minutën e 68-të i barazoi shifrat për skuadrën e madhe kroate.
Adrion Pajaziti debutoi në ndeshje zyrtare për Hajdukun.
Mesfushori 22-vjeçar luajti në tërë pjesën e dytë.
Pajaziti është zhvilluar te të rinjtë e Fulhamit si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe për Haugesundin norvegjez e Gorican kroate.
Ai ka luajtur për grupmoshat U19 e U20 të Shqipërisë dhe U21 të Kosovës. Më pas zgjodhi ta përfaqësojë Shqipërinë.