Një deklaratë e Granit Xhakës për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun solli momente që për shumicën e shqiptarëve ishin shumë të siklteshme – fishkëllimat e shikuesve ndaj Granit Xhakës në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, të luajtur të martën mbrëma, Xhaka është parë duke diskutuar me Hajdarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë mbrojtësi i Kosovës, që ishte lënë i lirë për ndeshje, publikoi një fotografi ku shihet së bashku me Xhakën dhe Avdullahun.
Fotografia është publikuar në “story” në “Instagram”, ndërsa Hajdari e ka shkruar “ne jemi një” dhe ka shtuar një zemër.
Publikimin e Hajdarit e ka shpërndarë edhe Xhaka në mëngjesin e së mërkurës.
Fotografia ndërkohë është shpërndarë edhe nga Leon Avdullahu. Edhe Avdullahu u la i lirë nga selektori Franco Foda për ndeshjen e së martës. Kështu si Hajdari ashtu edhe Avdullahu nuk rrezikuan të marrin kartonë të tjerë dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit në mars.