Ferran Torres dhe Endrick do ta kenë mundësinë që në finalen e Kupës së Mbretit më 26 prill ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në stadiumin “Cartuja” në Sevilla, ta fitojnë epitetin e golashënuesit më të mirë të garës.
Të dy kanë nga pesë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë garë për këtë çmim është edhe Julian Alvarez, sulmuesi i Atletico Madridit, që ka pesë gola po ashtu.
Por, Alvarez nuk do ta ketë mundësinë që t’i përmirësojë shifrat pasi është eliminuar më herët, shkruan “Mundo Deportivo” të premten.
Robert Lewandowski është një tjetër futbollist që mund ta fitojë çmimin, por ka dy gola më pak të realizuar.
Lamine Yamal, Arda Guler, Federico Valverde dhe Luka Modriq kanë nga dy gola të shënuar.