Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gol e asistim nga Kololli në fitoren e Sionit

Benjamin Kololli

Sulmuesi Benjamin Kololli ka shkëlqyer në fitoren e së dielës mbrëma të skuadrës së Sionit.

Kololli shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Sioni në shtëpi e mposhti Luganon me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran.

Fillimisht Kololli e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e tretë.

Edhe Një pjesë për Bislimin në fitoren e liderit të Zvicrës Futboll Një pjesë për Bislimin në fitoren e liderit të Zvicrës

Më pas 32-vjeçari Kololli asistoi te goli i fitores që e shënoi Gora Diouf në minutën e 63-të.

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në fushë.

Kololli në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime.

Ndeshjen te Sioni e kompletoi edhe Kreshnik Hajrizi ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Pajtim Kasami.

Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi kurse në lojë nga minuta e 64-t u inkuadrua Uran Bislimi.

Për shkak të lëndimit mungoi edhe Shkëlqim Vladi te mysafirët.

Edhe Kololli shënon gol me asistim të Nivokazit Futboll Kololli shënon gol me asistim të Nivokazit

Sioni është në vendin e nëntë me 33 pikë.

Lugano e zë pozitën e katërt me 42 pikë.