Portieri Kenan Haxhihamza nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Klubi gjilanas ka njoftuar të shtunën se ka shkëputur kontratën me Haxhihamzën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e klubit bëhet e ditur se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Gjilani e ka falënderuar Haxhihamzën për kontributin që e ka dhënë në edicionin e kaluar.
28-vjeçari Haxhihamza te Gjilani u transferua vitin e kaluar nga Dukagjini.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë si Ballkani dhe Rahoveci.
Haxhihamza ishte portieri i parë i Gjilanit në edicionin 2024/25.