Gjiganti rus, Zenit St. Petersburg, dëshiron ta blejë sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Daku, nga skuadra tjetër ruse, Rubin Kazan. Në Rusi ka raportime se Zeniti ka ofruar 8 milionë euro për 27-vjeçarin Daku.
“Rubin Kazani pritet ta pranojë ofertën”, shkruan “soccer.ru” të enjten.
Edicionin 2024/2025, Daku e mbylli me 15 gola.