Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray vazhdon me fitore

Galatasaray

Skuadra e Galatasarayt e ka shënuar fitoren e radhës në elitën e futbollit turk. Galatasaray të martën ka shënuar fitore ndaj Gaziantepit me rezultatin 3:1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të Superligës së Turqisë në futboll.

Për 1:0 shënoi Baris Alper Yilmaz në minutën e 11-të. Yunus Akgun në minutën e 26-të e shënoi golin e dytë, ndërsa Michy Batshuayi e realizoi golin e tretë në minutën e 75-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e vetëm për Gaziantepin e shënoi Furkan Soyalp në minutën e 81-të.

Galatasaray ka pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe është në pozitën e parë me 15 pikë. Gazintep ka tri pikë.