Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray fiton me gol të minutës së 98-të

Galatasaray

Galatasaray e ka fituar ndeshjen dramatike të hënën në mbrëmje me rezultatin 4:3 ndaj Trabzonsporit.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të elitës së futbollit turk.

Ndeshjen e vendosi autogoli i Ali Sahin Yilmazit në minutën e 98-të për rezultatin përfundimtar 4:3.

Tre golat e tjerë të Galatasarayt i realizuan Dries Mertens, Yunus Akgun dhe Michy Batshuayi.

Për Trabzonsporin dy gola i shënoi Ozan Tufan dhe një tjetër Simon Banza.

Galatasaray ka 41 pikë dhe mbetet lider në tabelë.

Edhe Galatasaray fiton dhe forcohet në krye të tabelës Futboll Galatasaray fiton dhe forcohet në krye të tabelës

Gjashtë pikë më pak i ka Fenerbahçe që është në pozitën e dytë.

Trabzonspori ka 16 pikë dhe është në vendin e 15-të.